Borrell përshëndet vendimin e Qeverisë për reciprocitet

Përfaqësuesi i lartë për politikat e Jashtme, Josep Borrell, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet, duke thënë se barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë

Përfaqësuesi i lartë për politikat e Jashtme, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell,  ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit për targa dhe letërnjoftime me Serbinë deri më 1 shtator. Ai ka thënë se pret që bllokadat e vendosura nga serbët në veri të largohen menjëherë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ai ka theksuar se çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, para mesnatës së një gushtit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.

Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

ShBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Zbatimi i vendimeve është shtyrë deri më 1 shtator, por me kusht që të hiqen barrikadat në veri.

“Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Falënderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”.

Qeveria shtyn vendimet, me kusht që deri të hënën të hiqen barrikadat në Veri

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika