Borrell pritet t’i njoftojë liderët e BE-së për zhvillimet në veri

Kryediplomati evropian, Josep Borrell në ditën e dytë të samitit të BE-së ka theksuar sërish se do t'i njoftojë liderët e BE-së për situatën në veri të Kosovës

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, do t’i njoftojë liderët e BE-së për situatën në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Borrell, teksa po mbahet dita e dytë e samitit të BE-së.

Kryediplomati evropian ka përmendur edhe mbështetjen që Këshilli i BE-së e rikonfirmoi për Ukrainën dje.

“Dje, ne rikonfirmuam mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe gatishmërinë për të ofruar angazhime të ardhshme të sigurisë. Sot, një diskutim i rëndësishëm për Kinën dhe sigurinë ekonomike. Do të informoj liderët për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Në Bruksel është duke vazhduar samiti i liderëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në të cilin, ndër tjerash temë për diskutim janë edhe tensionet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë është diskutuar edhe ditën e parë të samitit, së pari në një takim të përbashkët që liderët e BE-së patën me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e pastaj edhe në takimin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së.

Ndryshe, dje, Borrell, ka thënë se do të kërkojë përkrahjen e shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojnë presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shmanget eskalimi i situatës.

Ai ka bërë thirrje për kthim në normalitet.

Po ashtu, Borrell ka theksuar se vendet anëtare të BE-së kanë vendosur për masa ekonomike dhe politike ndaj palëve, në mënyrë që ato të kontribuojnë në shtensionim të situatës.

Kjo sipas Borrell do të ketë kosto.

“Do t’i njoftoj liderët për gjithë punën time gjatë këtyre ditëve, dhe do t’u kërkojë mbështetjen e tyre që të vazhdojmë me presion në drejtim të palëve (Kosovës e Serbisë), në mënyrë që të shmangim eskalimin dhe t’i kthehemi normalitetit. Vendet anëtare kanë vendosur se duhet ndërmarrë masa, ekonomike e politike, në mënyrë që t’ua bëjmë të qartë se nëse nuk kontribuojnë në shtensionim, kjo do të ketë kosto”, u shpreh Borrell.

Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Borrell: Do të ketë kosto nëse palët nuk kontribuojnë në shtensionim të situatës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika