Borrell propozon rezolutë në Kombet e Bashkuara, bën thirrje që Rusia t’i tërheqë trupat nga Ukraina

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka ftuar shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që të votojnë pro një draft-rezolute, sipas së cilës i kërkohet Rusisë që t’i tërheqë trupat nga Ukraina dhe të bëjë thirrje për t’i dhënë fund armiqësisë

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Përfaqësuesi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell në njëvjetorin e luftës në Ukrainë ka ftuar shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që të votojnë pro për një draft-rezolutë, sipas së cilës i kërkohet Rusisë që t’i tërheqë trupat nga Ukraina dhe të bëjë thirrje për t’i dhënë fund armiqësisë.

Para seancës së veçantë në Asamblenë e Përgjithshme në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se gjatë këtij viti Rusia ka shkatërruar infrastrukturën civile.

“Ja ku jemi, në New York së bashku me ministrin për Punët e Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, një vit pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Dhe ne e dimë se çfarë ka ndodhur gjatë këtij viti: shumë vuajtje për popullin ukrainas, mijëra njerëz të vrarë, infrastrukturë civile të shkatërruar, Rusia bombardon çdo ditë për të frenuar rezistencën e popullit ukrainas”, ka deklaruar Borrell.

Kryediplomati evropian ka thënë se kjo luftë ka dërguar valë tronditëse në mbarë botën, duke krijuar telashe për të gjithë, teksa ka shtuar se e gjithë bota po e paguan çmimin e lartë të kësaj lufte për sa u përket çmimeve të energjisë elektrike, ushqimeve dhe krizës së afërt ekonomike.

“Pra, shpresoj që Kombet e Bashkuara të mbështesin këtë rezolutë që Ukraina i ka kërkuar Bashkimit Evropian ta udhëheqë në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të ketë në bord të gjithë ata që duan të mbështesin parimet e Kombeve të Bashkuara. Sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por me botën në të cilën duam të jetojmë. Bëhet fjalë për të drejtën e njerëzve për të jetuar lirisht dhe në paqe në një vend të pavarur, sovran, ku kufijtë e tyre janë të njohur nga komuniteti ndërkombëtar”, ka vijuar ai.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika