Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se do të propozojë sanksionimin e zyrtarëve të Qeverisë izraelitë, që “mundësojnë” dhunën e kolonëve hebrenj.

Këtë deklaratë Borrell e bëri më 16 gusht, një ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një fshat në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Ditë pas dite, me një pandëshkueshmëri pothuajse totale, kolonët izraelitë nxisin dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke kontribuar në rrezikimin e çdo mundësie për arritjen e paqes. Qeveria izraelite duhet të ndalë menjëherë këto veprime të papranueshme”, shkroi ai, duke u zotuar se do të “paraqes një propozim për sanksione të BE-së” kundër personave që sipas tij mundësojnë dhunën, përfshirë “disa anëtarë të Qeverisë së Izraelit”, ka shkruar Borrell në rrjetin social “X”.

Vendimi për sanksione të tilla do të kërkonte miratimin e të 27 shteteve anëtare të bllokut, të cilët janë të ndarë lidhur me konfliktin izraelito-palestinez.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika