Borrell reagon me video, thotë që Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut

Borrell ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për udhëheqjen në dialog derisa ka shtuar se kryeministri Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut, por sipas tij problemi tashmë është tek çështja e targave

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell pasi ka deklaruar se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka reaguar edhe nëpërmjet një video.

Në këtë video, Joseph Borrell ka thënë se kryeministri Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut, por sipas tij problemi tashmë është tek çështja e targave.

Borrell ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për udhëheqjen në dialog.

Postimi i Joseph Borrell në Twitter

“Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Borrell në Twitter.

Në kuadër të kësaj marrëveshje Borrell ka përmendur bashkëpunimin e shkëlqyer praktik BE-SHBA.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika