Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe ka shpalosur edhe detaje të tjera të bisedës me të parin e qeverisë kosovare.
Borrell ka treguar se pjesë e bisedës, në mes tij dhe Kurti, ka qenë edhe stabiliteti dhe siguria, të cilat janë shumë të rëndësishme në kontekstin aktual gjeopolitik në Ballkanin Perëndimor.
“Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik”.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Borrell ka vlerësuar se biseda me kryeministrin Albin Kurti ishte e mira, pasi me të ka folur edhe për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Good discussion with PM @albinkurti on the next steps in the EU-facilitated Dialogue. Ensuring stability and security in the Western Balkans is even more important in the current geopolitical context. We will continue working towards a comprehensive normalisation of relations.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 22, 2022