Borrell: Takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin në Munih ishin të pasuksesshme

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka konfirmuar pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, se bisedimet ishin pa rezultate konkrete

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka theksuar se takimet e ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, kanë përfunduar pa rezultate konkrete për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

“Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti, kam diskutuar, në takime të ndara, se si të deeskalojmë tensionet mes dy vendeve, fatkeqësisht pa sukses”, ka deklaruar Borrell, në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme.

Pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë, Borrell ka prezantuar katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së.

Këto përfshijnë mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin e mbrojtjes dhe të sigurisë së Unionit.

Borrell, ndër të tjera, ka theksuar nevojën për një përgatitje të veçantë dhe të intensifikuar për të parandaluar dhe trajtuar çdo potencial konflikti.

“Natyrisht, ne duhet të përgatitemi veçanërisht për një periudhë të zgjatur tensionesh me Rusinë, e cila mund të tundohet të përshkallëzojë provokimet e saj politike dhe ushtarake kundër vendeve të NATO-s në muajt e ardhshëm”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se investimet e plota në aspektin e sigurisë janë thelbësore për të garantuar një përgjigje të fuqishme ndaj sfidave të mundshme dhe për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika