Borrell thërret një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE-së

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian [BE] Josep Borrell, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit

Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian

Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian [BE] Josep Borrell, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare për të diskutuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Borrell përmes një postimi në rrjetin social “X”  ka thënë se “qëllimi ynë është të kontribuojmë në frenimin e përshkallëzimit dhe sigurinë e rajonit”,.

Në një postim tjetër, Borrell ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Ai i ka quajtur sulmet si një “përshkallëzim të paprecedentë”.

“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit”, shkruan ai në rrjetin social X.

“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale,” ka shkruar kryediplomati i BE-së, Borell derisa SHBA është angazhuar direkt duke rrëzuar dronët iranian për të parandaluar sulmet.

Borrell i quan sulmet e Iranit ndaj Izraelit një “përshkallëzim të paprecedentë”

Gjithashtu, edhe Britania e Madhe është angazhuar duke dërguar aeroplanë dhe flotën e saj nga Qipro në drejtim të Lindjes së Mesme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika