Borrell thotë se çështja e targave, më e vështirë për t’u zgjidhur por shprehet optimist për të arritur një marrëveshje 

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se çështja e targave është e vështirë për të gjetur zgjidhje. Ai është shprehur optimist pasi që ka një propozim për palët

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë. Pragë, 29 gusht 2022.

“Çështja e targave është më e vështirë për t’u zgjidhur, sepse nuk është vetëm dikush që lëviz, është një pronë që mund të shitet dhe të blihet. Por, unë jam optimist”, ka thënë Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë 29 gusht 2022.

Tutje Borrell ka treguar formulën se si duhet të zgjidhet çështja e tragëve, ku sipas tij duhet që fillimisht të kuptohen pozicionet si ai i Kosovës po ashtu edhe ai i Serbisë.

Më tej ai ka treguar se ka një propozimi që të dyja palët mund ta pranojnë.

Gazetarët Radio Evropës së Lirë e kanë pyetur Borell se a janë targat neutrale si zgjidhej që do të mund të pranohet nga pala kosovare?

Borrell e ka shprehur optimizmin e tij se mund të arrihet dhe marrëveshja për targat pasi kanë arritur zgjidhjen për “problemin e kartave të identitetit dhe le të themi pasaportës, lëvizjes së lirë të njerëzve. Por, unë jam optimist”.

“Çfarë qëndron pas kësaj çështjeje të identitetit, të qenët në një shtet, të qenët komb, të mos njihet nga shumë vende të botës, edhe brenda Bashkimit Evropian…”, ka theksuar ai.

Targat e shtetit të Serbisë të lëshuara me inicialet “KM” dhe të tjera, janë shpallur të pavlefshme nga Qeveria e Kosovës për qytetarët e komunitetit serbë që jetën në Republikën e Kosovës dhe duhet t’i regjistrojnë në RKS.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në fund të qershorit për reciprocitetin me dokumente me Serbinë dhe ndalimin nga qarkullimi targat “KM” dhe atyre me iniciale të tjera të qyteteve të Kosovës. Por, vendimi që ishte paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, ishte shtyrë për 1 shtator për shkak të tensioneve.

Kurti: Targat “KS” s’mund të kthehen në qarkullim

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika