Borrell thotë se dëmtimi i Nord Stream 1 dhe 2 është i qëllimshëm

Pas dëmtimit të Nord Stream 1 dhe 2, Josep Borrell e ka quajtur dëmtim të qëllimshëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian(BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka komentuar dëmtimin e tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 që ka rezultuar në rrjedhje në ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik.

Ai nëpërmjet një njoftimi në Twitter ka thënë se këto incidente nuk janë rastësi.

“Të gjitha informacionet e disponueshme tregojnë se rrjedhjet janë rezultat i një veprimi të qëllimshëm. Ndërprerja e qëllimshme e infrastrukturës energjetike evropiane është krejtësisht e papranueshme dhe do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar” ka shkruar Borrell.

Edhe ministri norvegjez i Naftës dhe Energjisë, Terje Aasland, ka thënë të martën se informacioni fillestar i marrë në lidhje me rrjedhjet tregonte “akte sabotimi”.

Gjithashtu, edhe kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, dhe homologia e saj daneze, Mette Frederiksen, të dyja thanë se incidenti ka të ngjarë të ishte “i qëllimshëm”, por minimizuan mundësinë e një kërcënimi ushtarak.

Të dy tubacionet kanë qenë pika deabti në një luftë të përshkallëzuar energjetike midis kryeqyteteve evropiane dhe Moskës që ka goditur ekonomitë kryesore perëndimore, ka rritur çmimet e gazit dhe ka ndezur një kërkim për furnizime alternative të energjisë.

Rrjedhjet misterioze në tubacionet ruse të gazit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika