Borrell uron presidentin e ri: Mandati i Begajt po nis në një moment historik për Shqipërinë

Shefi i politikës së jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn, pas betimit të dhënë në Kuvend, si presidenti i ri i Shqipërisë

Josep Borrell

Shefi i politikës së jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kohën kur Bajram Begaj është betuar për president, e ka konsideruar si moment historik në rrugën e këtij vendi drejt integrimit në bllok.

Ai, në një postim në llogarinë e tij në Twitter, e ka uruar Begajn për postin e marrë, pas betimit të tij në kuvend si presidenti i tetë me radhë i Shqipërisë.

“Urime Bajram Begajt për betimin si President i Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Begaj, teksa ka deklaruar në fjalën e parë të tij si udhëheqës i shtetit, ka thënë se do t’i shërbejë Kushtetutës, interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar.

Sipas tij, kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për Shqipërinë.

Ai ka shkruar se mezi pret të vazhdojnë rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

“Është nder për mua t’i drejtohem kuvendit si president i Republikës. Jam plotësisht i vetëdijshëm se mbi privilegjin e të qenit qytetar i parë i Republikës rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Begaj.

“U betova sot se do t’i shërbej Kushtetuës, intersit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar, dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të kushtetutës, këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale përpara interesave të kombit tonë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane.

“Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane, trashëgimia e mëhershme e dilemave dhe dyshimeve për orinetimin e saj i takon tashmë së shkuarës”, u shpreh Begaj.

Ai ka theksuar se nuk duhet shmangur nga gabimet e së shkuarës dhe së tashmes.

“Të ndërtojmë vazhdimisht ura lidhëse midis klasave politike, shtetasve dhe shtetit. Në një det të trazuar nevojitet unitet më shumë se çdoherë për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika