Borrelli shpreson që Kurti dhe Vuçiqi ta pranojnë propozimin evropian

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka konfirmuar se kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, janë ftuar në Bruksel më 27 shkurt. Ai ka shtuar se me ta do ta ketë një një ditë të plotë diskutimi në lidhje me planin franko-gjerman

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian, i cili publikisht njihet si franko-gjerman.

Borrell e ka konfirmuar për “Deutsche Welle” se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një takim më 27 shkurt në Bruksel.

“Jam takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Me të dy do të takohem në Bruksel më 27 shkurt, i kam ftuar që të kemi një ditë të plotë diskutimi. Sepse ne kemi një propozim në tryezë, dhe shpresoj se ata do të jenë në gjendje ta pranojnë atë propozim si një mënyrë për t’i normalizuar marrëdhëniet e tyre”, ka thënë Borrell.

Po ashtu, ai është shprehur se Serbia nuk është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së aq sa duhet nga ana e tyre.

Kurti në takimin e së shtunës me Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, kanë diskutuar për propozimin evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, Borrell pas takimit me Kurtin, ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Gjithashtu, Borrell është takuar të shtunën me presidentin serb, Vuçiq, të cilit ia ka theksuar nevojën e avancimit të propozimit të BE-së, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika