Borxhi ndaj KRM “Pastrimi” rreth 19 milionë, Reçica: Po shqyrtojmë mundësitë ligjore për inkasimin e tyre

Borxhi ndaj Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” arrin deri në 19 milionë euro, në gjithsej gjashtë komuna, ndërsa nga kompania thonë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore për inkasimin e tyre.

Në një intervistë për Ekonomia Online, kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka thënë se janë duke u shqyrtuar mundësitë e ligjore, duke paralajmëruar se një pjesë e tyre tani është në procedura, qoftë në ato gjyqësore apo në përmbarim.

“Nga viti 2017 borxhet kanë qenë në komunë, sepse e ka bërë faturimin dhe inkasimin, ato borxhe nuk i dimë, sepse nuk kemi qasje në data bazë. Mirëpo, ne kemi borxhe si kompani jo vetëm në Prishtinë, por në gjithë regjionin ku ne shërbejmë, në gjashtë komuna diku një vlerë e borxhit 19 milionë të cilat kanë qenë të pa inkasuar ndër vite, prej vitit 2000 e tutje. Por jemi duke shqyrtuar mundësitë e ligjore edhe për atë pjesë të borxhit. Një pjesë e tyre vetëm është në procedura, qoftë në ato gjyqësorë apo në përmbarim. Ne faturimin do ta bartim si kompani do të shkojmë me obligimet që i kemi, borxhi paraprak nuk do të jetë ndoshta pjesë e faturës për shkak se nuk kemi qasje dhe nuk e dimë se si është borxhi i akumuluar në komunë, mbetet për t’u parë se cilat janë hapat e Komunës së Prishtinës”, tha Reçica.

Ai theksoi se sfidë tjetër është gjendja e makinerive dhe vështirësitë në komunikim me qytetarët për problemet me parkimet dhe kabllot e energjisë.

“Ne sistemin operativ e kemi me një sistem 24 orë në shtatë ditë të javës, pavarësisht edhe gjatë festave edhe ditëve të pushimit ne operojmë. Punojmë në tri ndërrime, i cili ndërrimi i tretë përfundon në pesë të mëngjesit. Është një sfidë në vete pjesa e mënyrës së shërbimit për shkak se ndikojnë një mori faktorësh. Fatkeqësisht gjendja e makinerive nuk ka qenë në nivelin më të mirë e më të kënaqshëm por çka është e mira tani së fundmi kemi arritur të krijojmë një flotë më të madhe të kamionëve. Jemi në pritje nga Komuna për kamionët e rijnë”, ka deklaruar Reçica për Ekonomia Online.”Sfida ka edhe të tjera si në raste të caktuara në lagje të ndryshme përpiqemi të komunikojmë me qytetarët dhe të mirëkuptojnë në pjesën e parkingjeve. Përpiqemi me i njoftuar qytetarët me kohë, me i njoftuar arsyet pse nuk është shërbyer shërbimi. Në zona të caktuara kemi problem me pjesën e kabllove të rrymës që është në nivele të ulëta dhe duhet të përshtatemi për ta kryer shërbimin me kamion”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika