Bosch për protestën në veri: Regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë, pa dëshirë për paqe dhe pajtim

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar për protestën në veri të vendit, duke thënë se "ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 viteve të fundit, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës"

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch





Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar për protestën në veri të vendit, e cila u mbajt të dielën e 6 nëntorit.

Ish-ambasadori Bosch ka thënë se “ky veprim i stimuluar nga Belgradi minon gjithçka të arritur gjatë më shumë se 10 viteve të fundit, lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Tutje, Bosch është shprehur se “regjimi i Vuçiqit tregon fytyrën e vërtetë, pa dëshirë për paqe dhe pajtim”.

Të dielën e gjashtë nëntorit, Lista Serbe organizoi protestë në sheshin  “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë protestë, ishin dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq me pjesëtarët e Listës Serbe dhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika