Bosnja pritet të marrë këtë javë statusin e vendit kandidat

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi statusin kandidat për Bosnjën, por listoi një sërë kushtesh që duhen plotësuar. Ndërkaq, më 13 dhjetor, Bosnjë e Hercegovina pritet të marrë statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, ka mësuar REL

Flamuri i BE-së dhe i Bosnje e Hercegovinës

Referuar një dokumenti më 13 dhjetor, Bosnjë e Hercegovina pritet të marrë statusin e vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, ka mësuar REL.

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi statusin kandidat për Bosnjën, por listoi një sërë kushtesh që duhen plotësuar, e të cilat kanë për synim ta forcojnë demokracinë e këtij shteti të Ballkanit Perëndimor.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, kishte thënë se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.

Ndryshe, Komisioni vetëm këshillon se cilat shtete duhet ta marrin statusin e kandidatit, kurse vendimin përfundimtar unanim e marrin 27 shtetet anëtare.

Disa shtete – sikurse Austria, Kroacia dhe Sllovenia – kanë kërkuar që Bosnjës t’i mundësohet procedurë e shpejtë, pasi Moldavia dhe Ukraina në qershor, morën statusin e vendit kandidat.

Të tjerët, përfshirë Holandën, janë shprehur kundër zgjerimit, edhe pse pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës ka thyer rezistencën për shkak të shqetësimeve të sigurisë për Evropën si tërësi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika