Asambleja e entiteti serb, Republika Sërbska ka nisur diskutimet për Kushtetuën e re, e cila ia jep vulën ndarjes së Bosnje Hercegovinës.
Në dy seancat e asamblesë diskutohet dhe pritet të miratohet kushtetua e re e cila Republika Sërpskan e njeh si shtet të popullit serb në Bosnje, me të drejtën e vetëvendosjes, të formimit të ushtrisë dhe zhbërjes së Këshillit të Popujve.
Kushtetuta vjen pas ligjeve kundër punës së institucioneve të drejtësisë në territorin serb dhe me lajmin e ditës se Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës ka lëshuar urdhër për ndalimin e Milorad Dodikut, me qëllim që ta marrin në pyetje.
Dodik prapë është barrikaduar duke u zotuar se nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë.
Për “sulm ndaj rendit kushtetues”, pos tij Prokuroria i ka ftuar për intervistim edhe kryeministrin, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Parlamentit, Nenad Stevandiq.
Një ndër njohësit më të mirë të politikës serbe thotë se urdhëri i Prokurisë për tre persona e jo vetëm për Dodikun e ka shmangur një situatë esktreme.
Megjithatë analisti Ben Andoni paralajmëron ditë të këqija për Bosnje Hercegovinën, madje edhe për vetë ekzistencën e saj.
“Unë shpresoj që ky ngërq të vazhdojë të ketë një lloj status-quo në mënyrë që SHBA dhe sidomos z. Rubio të dërgojë emisarët e tij, problemi të ketë një lloj trajtese krejt ndryshe. Por me sa shikoj Republika Srbska është futur në një rrugë pa ndalje drejt shkëputjes nga Federat e Bosnjes”, ka deklaruar Ben Andoni – analist politik.
Andoni beson që çdo marrëveshje ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së do të përfshijë problematika që ndërlidhen indirekt me Bosnjen dhe Kosovën.
“Për Kosovën do të ketë momente të vështira tash si futet në dialog me Serbinë ashtu sikurse në Bosnje që do të ketë një lloj qetësie për Republikën Srbska sepse do të vendosen në protektorat të Rusië. SHBA vërtetë kanë thënë që nuk do të kalohen vijat e kuqe dhe Dejtoni, por ju e dini që po flitet për një Dejton të ri”, ka deklaruar Andoni.
Marrëveshja e Dejtonit, që i kishte dhënë fund luftës mbi tre vjeçare të Bosnjës, këtë vit mbush 30 vjet nga nënshkrimi, ndërsa palët nënshkruese u pajtuan për shtetin e njohur si Bosnjë e Hercegovinë të ndarë në dy pjesë, Republikën Serbe dhe Federatan e Bosnjë e Hercegovinën.
Megjithatë, tash e një kohë, Dodik i mbështetur fuqishëm nga Serbia dhe Vuçiq, si edhe faktorë rusë, haptazi ka shfaqur ambiciet dhe ka ndërmarrë veprime drejt shkëputjes, përkundër kundërshtimeve të forta nga komuniteti ndërkombëtarë.