Bota është duke u përballur me sfida të frikshme

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se bota po përballet me sfida të frikshme, duke përfshirë Covid-19, luftën në Ukrainë dhe së fundmi linë e majmunëve e cila po përhapet në disa vende të botës,. Rreziku për popullatën e gjerë thuhet të jetë i ulët, të premtën Belgjika është bërë vendi i parë që shpalli një karantinë tre-javore për personat e infektuar

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar se bota po përballet me sfida të frikshme, duke përfshirë Covid-19, luftën në Ukrainë dhe së fundmi linë e majmunëve e cila po përhapet në disa vende të botës.

Ghebreyesus po fliste në Gjenevë dhe ekspertët e agjencisë shëndetësore të OKB-së po diskutonin për shpërthimin e lisë së majmunëve në 15 vende jashtë Afrikës.

Megjithatë, rreziku për popullatën e gjerë thuhet të jetë i ulët. Lia e majmunit nuk ka tendencë që të përhapet lehëtësisht midis njerëzve.

Tedros Adhanom Ghebreyesus

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, shumica e njerëzve të cilët preken nga lija e majmunit shërohen brenda pak javësh.

Përhapja i ka habitur shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë dhënë këshilla të reja, duke thënë se kontaktet me rrezik të lartë të rasteve duhet të izolohen për tre javë. Të premtën, Belgjika është bërë vendi i parë që shpalli një karantinë tre-javore për personat e infektuar.

Lija e majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë më herët se një numër i rasteve të tjera të dyshuara të lisë së majmunëve po hetoheshin, pa përmendur vendet e përfshira dhe ka paralajmëruar se më shumë raste kanë mundurtë konfirmoheshin.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika