BQK-ja lëshon linjë telefonike pa pagesë për serbët rreth dinarit

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka lëshuar në funksion një linjë telefonike pa pagesë, me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese për serbët në Kosovë rreth përdorimit të dinarit

Ndërtesa e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se ka ndërmarrë një hap për të ofruar informacione dhe këshilla të qarta për qytetarët e komunitetit serb në lidhje me rregulloren e re për mospërdorimin e dinarit.

Kështu BQK-ja ka lëshuar linjën e re pa pagesë, me numrin 0800 222-55, për të marrë informacione dhe përgjigje rreth kësaj rregullore për operacione me para të gatshme.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka lëshuar në përdorim linjën PA PAGESË, me qëllim të informimit sa më të thjeshte të qytetarëve nga komuniteti serb lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme. Qytetarët duke thirrur në numrin 0800 222-55 do të marrin përgjigje mbi këtë Rregullore dhe informata të përgjithshme. Po ashtu, mund të dërgojnë pyetje në e-mailin e dedikuar për to: [email protected]”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si monedhë të vetme për pagesat me para të gatshme në Kosovë.

Dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro.

Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme:

– Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara;
– Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK;
– Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe
– Nuk ndalon posedimin dhe kursimin ne asnjë valute jo-Euro (përfshirë Dinarin).

Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar se rregullorja e saj nuk e ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara në Kosovë dhe ka bërë thirrje për hapjen e këtyre llogarive.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se “qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë tek secila bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024”.

Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikro-financiare (kredidhënëse) si dhe mbi 15 institucione financiare jo-bankare për pagesa dhe këmbimore.

Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së.

BQK-ja e ka publikuar rregulloren e re më 17 janar dhe ajo ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika