BQK-ja përkrah BKS-në në procesin e reformimit

Nexhat Kryeziu u.d i zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka vizituar të martën Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS)

Nexhat Kryeziu u.d i zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka vizituar të martën Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ku është takuar me drejtorin z.Sami Mazreku si dhe z.Agim Elshani, kryesues i Asamblesë së Përgjithshme dhe z.Korab Lluka, kryetar i Këshillit Administrativ në Byronë Kosovare të Sigurimit.

Drejtori Mazreku ka falënderuar Kryeziun që vizitën po e bën në Institucionin që ai drejton.

Mazreku e ka njoftuar zëvendësguvernatorin me reformat, ndryshimet dhe sukseset që kanë pasur në ketë Institucion gjatë dy viteve të fundit.

Gjithashtu Mazreku ka kërkuar mbështetje të më tutjeme të BQK-së për të vazhduar reformat dhe ndryshimet ligjore që duhet t’i përshtatën kohës.

Në anën tjetër zëvendësguvernatori Kryeziu ka uruar menaxhmentin e BKS-së për angazhimin e madhe që ka pas në ndryshimin në tersi të Byrosë Kosovare të Sigurimit

Gjithashtu zëvendësguvernatori i ka ofruar mbështetje të më tutjeshme BKS-së në proceset që kanë për qëllim reformimin e këtij institucioni të rëndësishëm.

Po ashtu, gjatë takimit është diskutuar edhe për gjetjen e modaliteteve në antarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. / FrontOnline

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika