BQK-ja publikon video shpjeguese për Rregulloren, thotë se nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar një video shpjeguese lidhur me Rregulloren e re për operacionet me paratë e gatshme, duke treguar se çfarë parasheh ajo

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar një video shpjeguese lidhur me Rregulloren e re për operacionet me paratë e gatshme, e cila ka hyrë në fuqi që nga një shkurti.

Përmes kësaj videoje, BQK-ja ka sqaruar se çfarë parasheh Rregullorja në fjalë.

“Rregullorja parasheh procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara. Rregullorja në fjalë ka përcaktuar edhe kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara, si dhe kushtet për transaksionet e pagesave me para të gatshme”.

Sipas BQK-së, kjo Rregullore nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare të licencuara nga BQK.

“Andaj, të gjithë individët, kanë qasje në llogari bankare dhe mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro, përmes kanaleve të ndryshme ligjore”, është thënë nga BQK-ja.

Të gjithë qytetarët që kanë llogari në Euro, në bankat e licencuara në Kosovë, mund ta përdorin atë për të pranuar mjete nga shtetet tjera.

“E ata që nuk kanë llogari, ka thënë se mund ta hapin në cilëndo bankë dhe sipas BQK-së grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk paguajnë tarifë për hapje apo mirëmbajtje”, vijon tutuje sqarimi i BQK-së.

“Vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikrofinanciare (kredidhënëse), si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore. Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së. BQK për të ofruar informata plotësuese, në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët e Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55. Kjo linjë është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në vendin tonë dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht”, thuhet nga BQK-ja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika