BQK: Qytetarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, njoftoi se ekonomia e Kosovës do të mbyllet me një rritje prej 4.3% për vitin 2024, duke theksuar rritjen e kredive, investimeve të huaja dhe remitancave

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarë, ku njoftoi se se viti 2024 do të mbyllet me një rritje ekonomike prej 4.3 për qind.

Ndërsa, sic bëri të ditur guvernatori, rritje të dukshme kanë shënuar kreditë, të cilat janë rritur 15.7 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Gjithsej, kreditë në nëntor 2024 kanë arritur në 5.668 miliarda euro, duke regjistruar një rritje prej 768.9 milionë euro në krahasim me dhjetorin e vitit 2023.

Në lidhje me inflacionin, Ismaili theksoi se shkalla mesatare për këtë vit ka qenë 1.6%, një nivel që pritet të ruhet edhe gjatë vitit 2025. Po ashtu, remitancat, që përbëjnë një burim të rëndësishëm për ekonominë e vendit, kanë arritur në 1.1 miliardë euro deri në tetor dhe pritet të përfundojnë vitin në 1.3 miliardë euro.

“Ekonomia pritet të mbyllet me një rritje prej 4.3% për vitin 2024. Derisa deri në shtator është arritur një rritje prej 4.6%”.

“Shkalla mesatare e inflacionit në Kosovë arriti 1.7% në nëntor, dhe pritjet janë që inflacioni të mbyllet në 1.6%, siç pritet të jetë edhe në vitin 2025”.

“Remitancat kanë arritur në 1.1 miliardë euro deri në tetor, dhe ne presim që të mbyllen në 1.3 miliardë euro. Ky ishte viti i parë me liberalizimin e vizave, dhe prandaj e kemi pritur një ngjarje të tillë”.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e investimeve të huaja direkte, theksoi Ismaili, të cilat kanë arritur në 657 milionë euro. Ky trend pozitiv, sipas pritshmërive të BQK-së, do të vazhdojë edhe gjatë viteve 2025 dhe 2026.

“Investimet e huaja direkte kanë arritur në 657 milionë euro, që tregon një rritje, dhe ne presim që kjo rritje të vazhdojë edhe në vitet 2025-2026. Eksporti i shërbimeve vazhdon me një trend pozitiv”.

Ndërkohë, asetet e sektorit financiar, pa përfshirë BQK-në, kanë arritur në 12.2 miliardë euro, ndërsa totali, duke përfshirë BQK-në, është 14.2 miliardë euro.

“Asetet e sektorit financiar kanë arritur në 12.2 miliardë euro pa përfshirë BQK-në, ndërsa 14.2 miliardë euro me përfshirë BQK-në”, ka bërë të ditur Ismaili, raporton EO.

Teksa foli për kreditë, Ismaili bëri të ditur se ato kanë shënuar një rritje prej 15.7% krahasuar me vitin e kaluar.

“Gjithsej, kreditë në nëntor 2024 kanë arritur shumën prej 5.668 miliarda euro, duke shënuar një rritje prej 768.9 milionë euro ose 15.7% krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Ndërsa, depozitat vazhdojnë të jenë burimi kryesor i financimit të kredive. Gjithsej, depozitat në nëntor të këtij viti kanë arritur në 6.586 miliarda euro, duke shënuar një rritje prej 448.5 milionë euro ose 7.3% krahasuar me dhjetorin e vitit 2023. Kjo rritje i atribuohet rritjes së normave të interesit në depozita dhe konkurrencës më intensive midis bankave për tërheqjen e depozitueseve,” tha ai.

“Norma mesatare e interesit në kredi në sektorin bankar në nëntor 2024 ishte 6.02%, ndërsa në dhjetor 2023 kjo normë ishte 6.35%. Norma mesatare e interesit në depozita në sektorin bankar në nëntor 2024 ishte 2.87%, përfundoi guvernatori.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika