BQK: Sistemi bankar është funksional, nuk ka pasur sulme kibernetike

BQK

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se “Sistemi Ndërpbankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij”.

Por, sipas njoftimit, vetëm disa nga shërbimet online të ndonjë banke janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale të kësaj natyre.

“Megjithatë, disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë”, thuhet në njoftim.

BQKja bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet. Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar.

Sipas BQK-së, sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika