Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për trajtimin edhe gjendjen e ushtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në FIVE të Dukagjinit, Brahimaj ironizoi me një vendim të qeverisë për ta shpallur sekret çështjen e furnizimit me ushqim për ushtarët, ndërsa detaje për pajisjet ushtarake, si dronët, janë bërë publike.
Kandidati i AAK-së theksoi se në ushtritë moderne të botës, çështjet e furnizimit me ushqim nuk konsiderohen sekrete ushtarake
“Në bazë të tenderëve që i shpall çdo qeveri duhet të jetë një kompani serioze që e bën sigurimin e ushqimit. Unë i kam dëgjuar se kompania që ka qenë nuk ishte serioze në ushqim. Mirë atëherë çoje atë kompani të shtëpia e siguroje një kompani tjetër. Megjithatë kësaj kompanie që e ka pasur tenderin për tri vite e gjysmë kjo qeveri ia ka vazhduar kontratën. Duke shkel procedurat ligjore, duke ia vazhduar kontratën pa tender dhe një në moment nuk i plotëson kushtet. Nëse nuk i plotëson kutet, sjelle një kompanie tjetër, ushtari s’bën me mbetë pa ushqim.
Dhe në këto rrethana lejohet kontrata njëburimore, që pothuajse të gjithë tenderët këta i kanë zhvilluar me kontrata njëburimore. Kanë mundur edhe për ushqimin me bë me kontratë njëburimore. Në shumicën e ushtrive të botës, ushqimi nuk është sekret ushtarak. Këta e shpallën sekret ushtrat pasulin e orizin, ndërsa i bën publik dronët. Sa dronë kane e çfarë dronësh kanë. Sigurisht ushtrinë moderne nuk i publikojnë të gjithë teknikë, por pasuli dhe oriz nuk janë sekret ushtarak”, ka thënë Brahimaj.