Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka zhvilluar takime me bashkëluftëtarë dhe banorë në komunat e Gjakovës dhe Deçanit.
Gjatë një takimi në Gjakovë, ku mori pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, Brahimaj shprehu mirënjohjen për bashkëbisedimin me luftëtarët e lirisë.
Brahimaj theksoi se mbështetja që po merr AAK-ja është një tregues i qartë se qytetarët besojnë në vizionin e tyre për Kosovën.
“Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës.
Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës.
Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.