Brazil: Burri mbajti “robër” gruan dhe dy fëmijët e tij për 17 vjet

Një burrë në Brazil ka mbajtur të mbyllur gruan dhe dy fëmijët e tij për 17 vjet, arsyet ende nk janë bërë të ditura. Zyra e Punëve të Brendshme të Policisë Civile në Brazil, O Dia ka hapur një hetim se pse familja nuk u shpëtua më herët, pasi është njoftuar për situatën e familjes që u bë e njohur për herë të parë në vitin 2020.

Vendi ku u mbajtën të mbyllur gruaja dhe dy fëmijët nga kryefamiljari për 17 vjet në Brazil

Një burrë në Brazil ka mbajtur të burgosur gruan dhe fëmijët e tij për 17 vjet. Të enjtën e 28 korrikut policia braziliane ka shpëtuar familjen, e cila ndodhej në një shtëpi në përëndim të kryeqytetit brazilian, Rio De Janeiro.

Policia braziliane pasi ka shpëtuar familjen ka arrestuar burrin.

Në faqen braziliane të lajmeve G1 thuhet kryesi i kësaj vepre i ka thënë gruas së tij se ajo do të largohej nga shtëpia vetëm pasi të vdiste.

Burri që mbajti të mbyllur gruan dhe dy fëmijët

G1 raporton se gruaja dhe dy fëmijët e saj gjatë 17 viteve ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe kishte raste kur nuk kishin mundësi për tu ushqyer për tre ditë radhazi. Fotot e publikuara nga policia braziliane tregojnë se shtëpia ku po qëndronin familjarët nuk i plotësonte kushtet minimale për jetesë.

Të rriturit që mbaheshin mbyllur në shtëpi ishin 19 dhe 22 vjeç, të cilët ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Gjendja e të rriturit pas mabjtjes “peng” nga babai

Kapiteni i policisë ushtarake, William Oliveira ka thënë se të rriturit ishin fëmijë për shkak të nivelit të tyre të kequshqyerjes.

“Kur pamë gjendjen e dy fëmijëve, menduam se ata nuk do të kishin mbijetuar edhe një javë,” ka thënë një banor i zonës. Familjarët pasi u shpëtuan janë dërguar në spital për t’u trajtuar për dehidrim të rëndë dhe kequshqyerje, raportojnë mediat lokale.

Zyra e Punëve të Brendshme të Policisë Civile në Brazil, O Dia ka hapur një hetim se pse familja nuk u shpëtua më herët, pasi është njoftuar  për situatën e familjes që u bë e njohur për herë të parë në vitin 2020.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika