Brazili shpall “Qytetar Nderi” Lewis Hamilton

Lewis Hamilton shpallet "Qytetar Nderi" në Brazil gjatë ndarjes së çmimeve në Sao Paola

Lewis Hamilton, fituesi i shtatë titujve të Kampionit Botëror të Pilotëve, piloti i mercedesit shpallet Qytetar Nderi nga shteti i Brazilit, gjatë ndarjes së çmimeve në Sao Paola.

Hamilton i është drejtuar publikut me një fjalë rasti: “Unë me të vërtetë ndihem sikur tani jam një nga ju”.

“Do të doja të them një falënderim të madh, për të gjithë këtu në shtëpi, për të gjithë ata që kanë lëvizur malet për ta bërë të mundur këtë ditë. Sinqerisht është nderi më i madh për mua që jam këtu duke marrë dhe pranuar këtë shtetësi. Unë me të vërtetë ndihem sikur tani jam njëri prej jush, më në fund”, tha Hamilton.

“Kur mbërrita këtu në vitin 2007, dashuria ndaj F1 është rritur, përvojat që kemi pasur dhe, veçanërisht 2021, duke e ditur që ju djema po më brohorisnit gjatë rrugës, ishte një nga momentet më të veçanta të jetës sime. Ne do të vazhdojmë tutje, nuk do të ndalemi.”

“Unë me të vërtetë dua t’ia kushtoj sot këtë nder, Ayrton Senna – familjes së Ayrton, miqve dhe fansave të tij. Për mua, kur isha pesë vjeç, pashë Ayrton të garonte për herë të parë dhe ky ishte momenti kur e kuptova se doja të bëhesha kampion bote, njësoj si ai.”

Hamilton feston me tifozët brazilianë pas përformancës së tij të fundit në Sprint në Interlagos në 2021

“Ishte atëherë që unë njoha dhe mësova për Brazilin. Ishte atëherë që fillova të luaja FIFA si Brazili! Por me të vërtetë, përmes syve të tij, unë munda të shihja se sa të pasionuar ishin brazilianët dhe sa thellë shkon dashuria dhe pasioni që keni për vendin tuaj dhe sa i bukur është ai. Jam shumë i emocionuar të kaloj pak më shumë kohë këtu.”

Gjatë fjalimit të tij, Hamilton theksoi një përkushtim të vazhdueshëm për të “shtyrë për ndryshim dhe për diversitet” në mbarë botën, duke shtuar se kur udhëton në Brazil ndihet i frymëzuar të shohë “aq shumë njerëz që luftojnë për të njëjtën gjë”.

Shefi i ekipit të Mercedes, Toto Wolff uroi momentin e festës së Hamiltonit, duke thënë:  E përshëndeti një “moment të veçantë” për Hamilton, duke cituar: “Të jesh i njohur, siç e quan Ayrton Senna, është një nga arritjet më të mëdha të Levis, si në rrugën e shtruar me asfalt, ashtu edhe si avokat i sportit tonë.

“Nga secili anëtar i ekipit Lewis, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ju.

‘Obrigado’ për atë që kemi arritur së bashku deri më tani – dhe jemi të emocionuar nga ajo që do të vijë akoma!”

Hamiltonit i kanë mbetur edhe tri gara këtë vit për të shmangur fushatën e parë pa fitore të karrierës së tij në F1, pasi ka barazuar rekordin e Michael Schumacher për 15 sezone me një fitore në 2021.

Formula 1

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika