Këto ditë aksidentet me fatalitet janë bërë të shpeshta dhe kjo ngre shqetësime të mëdha te qytetarët.
Në të shumtën e rasteve, këto aksidente bëhen në mes të veturave, por nuk anashkalohen rastet kur pjesë e këtyre aksidenteve është edhe treni.
Jo më vonë se të shtunën, në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, një aksident trafiku në mes të një treni dhe kombi mori dy jetë.
Lexo më shumë: Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti në mes të trenit dhe kombit në Klinë
Përmes disa përgjigjeve nga Policia e Kosovës, Dukagjini ka kuptuar se në periudhën kohore 01 janar – 10 mars 2024 kanë ndodhur dy aksidente tren – automjet, prej tyre një ka qenë me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy persona.
Ndërsa në periudhën kohore janar – dhjetor 2023, kanë ndodhur gjithsej 12 aksidente të tilla, prej tyre vetëm një ka qenë me fatalitet.
Lidhur me aksidentin në Klinë, prokurori i Shtetit kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Lexo më shumë: Prokuroria në Pejë jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Dukagjinin kishte thënë se prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupave të viktimave në IML për obduksion.