Mediumi prestigjioz Reuters teksa i ka kushtuar një artikull, ka publikuar pamje kur fle kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
“Lulzim Hetemi, kryetari shqiptar etnik i komunës veriore të Kosovës, Leposaviq, ka jetuar dhe fjetur në zyrën e tij që një muaj pasi u zgjodh në prill, i ruajtur nga trupat e NATO-s dhe Policia Speciale e Kosovës”, shkruan Reuters, që në fillim të artikullit.
Menjëherë pasi Hetemi bëri betimin e tij, ai tha se protestuesit e dhunshëm serbë e rrethuan zyrën e tij duke i kërkuar që të largohej.
Hetemi ka refuzuar dhe thotë se ka qëndruar në ndërtesë që nga 29 maji pa u kthyer në shtëpinë e tij për asnjë ditë.
“Kush ka dëshirë të qëndrojë në zyrë dhe të flejë në karrige?”, ka thënë Hetemi duke përshkruar ditët e para të izolimit.
“Kur kandidoja për kryetar komune nuk e kisha idenë nëse serbët do të tërhiqen nga gara zgjedhore dhe do të bëjnë një manovër të tillë siç bënë ata”.
Më vonë, ai gjeti një shtrat për t’i zëvendësuar karriget dhe fle në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, ku takohet me të dërguar ndërkombëtarë dhe zyrtarë të NATO-s, të cilët po përpiqen të parandalojnë çdo dhunë dhe të gjejnë një zgjidhje për zgjedhje të reja, shkruan më tutje Reuters.
Kostumet e biznesit varen nga muri dhe ka tre shishe mjaltë sipër një tavoline, njëra pothuajse bosh.
Ish-stafi komunal në Leposaviq ka refuzuar t’i shërbejë një kryetari shqiptar dhe janë zëvendësuar nga 75 punëtorë të tjerë, të cilët janë po ashtu serbë.
Hetemi tha se kishte qenë i kujdesshëm që të mos prekte asgjë që i përkiste administratës së mëparshme, përfshirë disa dhjetëra shishe me pije alkoolike.
“Ne nuk kemi prekur asgjë, as pijet e tyre, librat, flamujt e Serbisë dhe as pikturat e tyre,” tha Hetemi, duke treguar tre kuti me flamuj serb dhe simbole të tjera.
“Kur ata do të kthehen ata do të gjejnë gjithçka siç u larguan, sepse ne nuk duam të shkatërrojmë asgjë.”
Jashtë, ushtarët amerikanë që thoshin se ishin nga Teksasi dhe janë pjesë e forcës së NATO-s në Kosovë, po hanin mëngjes ndërsa qentë endacakë shpresonin për të mbeturinat. Hetemi, duke i parë nga kati i tretë, del çdo ditë në një tarracë për të marrë ajër të pastër dhe për ta parë qytetin.
Hetemi tha se është i gatshëm të përfundojë mandatin e tij kur të shpallen zgjedhjet e reja, por ende nuk ka marrëveshje për këtë në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet serbëve të Kosovës dhe qeverive të Serbisë dhe Kosovës.