Prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, ka thënë se së shpejti do të grihet aktakuzë ndaj të dyshuarve për masakrën e Dubravës.
Këtë Morina e ka konfirmuar për RTK-në, duke theksuar se hetimet për këtë masakër tashmë kanë përfunduar.
“Kemi arrestuar një të dyshuar për masakrën e Dubravës, hetimet janë duke u zhvilluar që një kohë të gjatë. Ne, veç kemi përfunduar hetimet në këtë rast dhe jemi në fazën e vlerësimit të provave për mundësinë që brenda javësh, për të mos thënë muajsh, të ngrejmë një aktakuzë në këtë rast”, ka thënë Morina.
Rasti i dytë tjetër ka Morina ka thënë se është ai i Staradanës, ku janë vrarë 16 civilë. Por problemet politike, si bashkëpunimi me Serbinë, janë faktori kryesor që pengojnë hetimin e këtyre rasteve
Edhe në atë rast kanë përfunduar hetimet, jemi në përpunimin e dosjes me mundësinë që brenda javësh ta ngrisim aktakuzën. Fatkeqësisht ne kemi vetëm mundësinë e parë – mbledhjen e provave në territorin e Kosovës. Me Serbinë mungon bashkëpunimi që fatkeqësisht është pengesë e madhe në punën tonë. Të gjithë të pandehurit janë të arratisur dhe presupozojmë e për disa edhe e dimë se jetojnë në Republikën e Serbisë”, ka shtuar Morina.