Brenda pak minutash dy persona të vdekur gjenden në rrugët e Mitrovicës

Brenda pak minutash dy të persona të vdekur gjenden në rrugët e Mitrovicës

Policia Kosovës ka bërë të ditur se një 56-vjeçar dhe një 77-vjeçar janë gjetur të vdekur brenda pak minutash në Mitrovicë.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se rasti i parë është rreth orës 17:12, ndërsa, rasti tjetër është rreth orës 17:20 gjatë ditës së shtunë(sot).

Vdekja e 56-vjeçarit po trajohet si e dyshimtë.

“Sot , rreth orës 17:12,  është raportuar se në rrugën ‘Fadil Deliqi”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 56 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërsa, për rastin tjetër, Zahti ka thënë se prokurori e vdekjen e 77-vjeçarit e ka cilësuar natyrore.

“Sot , rreth orës 17:20,  është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli”  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull rreth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rastin. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika