Brenda “Pavijonit D” në Dubravë, flasin të dënuarit me nevoja të veçanta

Për disa orë Televizioni Dukagjini ka qëndruar brenda pavijonit D, në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Ky pavijon, që është përuruar në muajin shkurt të këtij viti,  është një hapësirë e dedikuar për të dënuarit me nevoja të veçanta. Ata kanë folur për përvojën e tyre në atë pjesë, për aktivitetet dhe trajtimet që i marrin

Brenda “Pavijonit D” në Dubravë, flasin të dënuarit me nevoja të veçanta

Nuk duket si një hapësirë e zakonshme burgu, por është pjesë e Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Pavijoni D, është vendi ku janë të vendosur të dënuarit të cilët kanë nevojë për përkujdesje shtesë, si ata me nevoja të veçanta dhe ata me probleme të shëndetit mendor.

Ambientet e reja që u vunë në funksion së voni, janë pritur shumë mirë nga të burgosurit.

Kjo fushë e basketit ua ngrit lartë moralin, e përvec me njëri tjetrin, me ta ndajnë kohë të luajnë edhe gardianët, infermierët, e stafi mjekësor që kujdeset për ta, derisa kanë mundësi të luajnë edhe lojëra të tjera e hapësira relaksimi.

Dhomat e tyre janë të destinuara veç për një të burgosur, e maksimalisht dy persona, të pajisura edhe me tavolinë për ngrënie e hapësirën private për tush.

Tek kokat e tyre gjen edhe libra për lexim, e admirimin e shprehin për ata që i mbajnë 24 orë nën kujdes.

“Jam qe 7 vite këtu në qendrën korrektuese në Dubravë, jam në trajtim psikiatrik, por në repartin që kam ardhë qe ni javë po nihna shumë ma mirë. PO shihet që ma mirë këtu, me psikiatër, me psikolog, me staf e me krejt më mirë. Jena të interesum bajna aktivitete, pingpong basket”, ka thënë një i dënuar.

“Në Dubravë jam qe 9 muaj, jam i kënaqur me stafin korrektues, janë të sjellshëm me neve, sidomos stafi I mjekëve kena trajtim të mjaftueshëm nga psikolgo nerulogu, kena tona herët konsulta me ta. Kjo pjesa e re është një botë e re, një dritare për ne, për neve që vuajmë nga sëmundje të ndryshme, psh aktivitetet janë mundësi që ne me heq mendjen nga e keqja e me shku nga e mira”, ka theksuar një i dënuar tjetër.

“Jam qe 3 vite në Burgun e Dubravës, qe një javë këtu, mjekët na rrijnë 24 orë kujdestar, psikiatri psikologu, na rrijnë afër terapinë e marrim me rregull. Cdo gjë, aktivitetet I kemi me rregull. Volejbollin, basketbollin, playstation n dhomë, tushin etj”, ka treguar një i dënuar tjetër.

Psikiatri Ngadhënjim Mehmeti bën me dije se qëndrimi i të burgosurve në këtë pavijon  ka afat tre mujor, me mundësi kthimi në rast se paraqitet nevoja.

“Janë pacientat me çrregullime të rënda mendore. Janë pacienta përdorues të drogave të cilët posedojnë edhe çrregullime mendore. Këtu do të trajtohen edhe personat me nevoja të veçanta që kanë nevojë për shëbim 24-orësh, që kanë shkallë të invaliditetit”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti tregon për aktivitetet që zhvillohen brenda, teksa tregon për vështirësitë e të punuarit me këtë kategori të të dënuarve.

“Normalisht ka sfida, ka vëshirësi. Po ajo çka na ka ndihmu dhe jemi gëzuar si une si koegët dhe stafi se tani më në aspektin infrastrukturor qëndrojmë më mirë më këtë pavilon”, ka treguar Mehmeti.

E jo vec për pacientët e Dubravës, ky ambient është edhe për dikë tjetër.

“Kapaciteti i përfshin rreth 60 persona, je e kemi edhe nëndegën me njerëz tëmoshuar, invalid me karrocë. Në këtë pavijon, duke pasë parasysh trajtimin që bëhet këtu për të burgosurit me nevoja të vecanta, është mundësia që të vijnë edhe nga qendrat tjera korrektuese.”

Për këta të dënuar, në shërbim 24 orë janë 12 persona si staf shëndetësor, përfshirë psikiatër psikolg, infermiere dhe punëtorë socialë, teksa cdo ditë, të rregullt e kanë terapinë që e marrin brenda pavijonit D.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika