Brenda qendrës së paraburgimit në Mitrovicën Veriore

Stafi i RTV Dukagjinit ka qendruar një ditë brenda burgut të Mitrovicës së Veriut. Ndjekim rrëfimet e të burgosurve që gjenden aty e që i përkasin komunitetit shqiptar, serb, rom e boshnjak

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore

Është objekt në qendër të Mitrovicë së Veriut. Por, pos atyre që dyshohet se kanë rënë ndesh me ligjin dhe punonjësve, rrallë kush e ka pausr mundësinë që të hyj brenda kësaj Qendre Paraburgimi.

Struktura e objektit është rrethore, ndërsa brenda tij gjenden një numër i madh i qelive. Ani pse është Qendër Paraburgimi, këtu mbahen edhe persona të cilët janë dënuar për vepra të ndryshme penale.

Pos qelive, këtu ka edhe punëtori të ndryshme ku të burgosurit marrin zante të ndryshme.

Kamera e RTV Dukagjint, është lejuar që të filmoj tre të dënuarit të cilët po mësojnë për t’u bërë zdrukthtarë.

Ky i dënuar është i komunitetit serb, ndërsa vuan një dënim prej 15 vjet për verpën penale të vrasjes.  Ai thotë se puna që bëjnë këtu, iu ndihmon shumë që ditët ti kalojnë më lehtë.

Gazetarja Doruntina Bylykbashi duke intervistuar një të burgosur

Anonim – I burgosur

“2006 kam ardhur ketu sepse rrethanat kane qene të tilla, ka ndodh çka ka ndodh, kam fillu me punu dhe jam dënu për 15 vjet për vrasje. Po mundohem që të bëj gjithçka që koha të më ec më shpejt, punoj, dhe krijoj diçka”.

Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është e ndërtuar në dy kate. Në katin e parë mbahen të burgosurit nga komunitetet serb, rom, ashkali dhe boshnjak. Ndërsa, në katin e dytë, mbahen të burgosurit dhe paraburgosurit shqiptarë.

Por, pavarësisht entinve të burgosurit këtu thonë se kalojnë shumë mirë mes vete.

Ilustrim

Anonim – I burgosur

“Me krejt punojmë. Nuk e shikojmë se çfarë nacionaliteti ka, me krejt jemi në rregull. As diferencën në moshë apo çkado që është ne flasim, ketu jemi krejt të njëjtë”.

Ky i dënuar tjetër është i dënuar për veprën penale të vjedhjes. Ai pret të lirohet sëshpejti, ndërsa tregon edhe për aktivietet që ata bëjnë jashtë kësaj qender.

Anonim – I burgosur

“Mirë po punoj, po gjindem mirë këtu, kam mësuar shumë sende me punu, po merrna me dërrasa e sene me punu e gjithçka”.

E i burgosuri tjetër që është i dënuar me 22 vite burgim ka një kërkesë për Presidentën e vendit, Vjosa Osmani.

Anonim – I burgosur

“Me na fal, kurgjo hiç as kushtet as sen. Para një viti i kam shkruar që me u liru me kushtë, e ma refuzuan qetash e kam për të dytën herë po mendoj nashta na falin”

Ndërkohë, drejtori i këtij burgu, Benasim Medić ka thënëse të gjithë të burgosurit këtu trajtohen mirë, ndësa tregon edhe për numrin e tyre.

Ilustrim

Benasim Medić – Drejtor i Burgut

“Qendra e paraburgimit në Mitrovicë e ka kapacitetin me 74 krevet, këtu ka vetëm meshkuj. Tash janë 55 të burgosur, 36 janë serb, 13 shqiptar edhe 5 të tjerë nga nacionalitet tjera”

Brenda kësaj Qendre Paraburgimi, mbahen persona që janë në paraburgim si të dyshuar e akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, vuajnë dënimet edhe të tjerë të cilët janë gjetur fajtor nga veprat penale si përdhunim të fëmijevë, vrasje të rënda e deri tek veprat penale të vjedhjes së lehtë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika