Brenda Qeverisë do të organiziohet një mekanizim për punësimin e komunitetit rom

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se në këtë vit Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit do të publikojë një mekanizëm brenda qeverisë për sigurimin dhe punësimin e komunitetit rom dhe atij ashkali.

Nga ky mekanizim do të jetë edhe një platformë për raportimin dhe diskriminimin ndaj komuniteteve pakicë.

Gjithashtu, Kryeziu për RTV Dukagjinin ka thënë se gjatë muajit prill, Zyra për Çështje të Komuniteteve do të organizojë një tryezë diskutimi, në të cilën do të jenë kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, me përfaqësues politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile rome.

Përparim Kryeziu, Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Sipas Kryeziut, në këtë organizim do të diskutohet për sifdat e komuniteteve, pra në përgjithësi për edukimin dhe mirëqenien e tyre.

“Këtë vit, Zyra për Çështjet e Komuniteteve brenda Zyrës se Kryeministrit ka hapur konkurs transparent ku të gjithë komunitetet mund të aplikojnë për fonde për aktivitete kulturore. Në mesin e tyre mund të jenë aktivitete për shënimin e ditëve të veçanta për një komunitet. Pra, Qeveria, nëpërmjet financimit të këtij fondi, ka dhënë kontributin e saj në organizimin e aktiviteteve në ditët e veçanta për komunitetet”, deklaroi Kryeziu.

Në këtë vit, nga Zyra e Kryeministrit është hapur një konkurs për të gjitha komunitetet, të cilat mund të aplikojnë për fonde për aktivitete kulturore.

Gazmen Salijevic, Zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim

Komuniteti rom është pakicë kombëtare e njohur ligjërisht, por sipas Zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijevic, ka akoma probleme të mëdha për komunitetin dhe për te rinjtë romë që janë: papunësia, infrastruktura dhe banimi.

“Gjithmonë ekziston mundësia për më shumë mbështetje, sepse komuniteti ka nevoja te shumta. Problemet më të mëdha ne përgjithësi për komunitetin tim po ashtu edhe për të rinj janë papunësia, infrastruktura, banimi”, tha Salijevic.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar qytetarët e komunitetit rom, duke thënë që është ditë për të festuar kulturën rome e që flamuri i tyre përfaqëson lëvizjen e përparimit.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një festë historike ndaj traditave dhe kulturës rome, si dhe thirrje për përfshirje sociale për të gjithë komunitetin pa përjashtim.

Kjo ditë është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë, të mbajtur në prill të vitit 1971.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika