‘Brezovica 1’ – Prokurori kërkon dënimin e ish-inspektorëve të Shtërpcës, mbrojtja lirimin

Dënimin e tre të akuzuarve në rastin “Brezovica 1” e ka kërkuar Prokuroria në fjalën përfundimtare për këtë rast. Derisa dy ish-inspektorët e ndërtuesi i disa villave në Parkun Kombëtar të Sharrit, kërkuan lirimin e tyre meqë thanë se kanë vepruar në bazë të ligjit

Derisa në gjykatën Themelore të Pejës, procesi gjyqësor në rastin Brezovica, ku të akuzuar janë ish-kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikoliq e 11 të tjerët, ende nuk ka nisur, një tjetër proces i këtij rasti ndaj 3 të akuzuarve po shkon drejt fundit.

Dragomir Millosavljeviq e Hysni Bajrami, ish-inspektor në komunën e Shtërpcës akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, derisa Labinot Vitija për degradim të ambientit.

Në fjalën përfundimtare, prokurori Rasim Maloku ka kërkuar dënimin e të akuzuarve sepse sipas tij provat e dëshmojnë këtë, derisa për ish-zyrtarët publik ka kërkuar edhe dënim plotësues.

“Të akuzuarit kanë konsumuar veprat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kanë marr bashkarisht pjesë në kryerjen e tyre.. ne kemi propozuar edhe dënimin plotësues që tu ndalohet edhe funksionimi në administratë publike,” ka thënë Maloku.

Por, të kundërtën e prokurorit e kërkojnë të akuzuarit, e avokatët e tyre, të cilët thanë se veprimet kanë qenë në përputhje me ligjin.

“I propozoj trupit gjykues që në mungesë të provave të mirefillta të cilat do të vertetonin fajësia e të pandehurit përtej dyshimit të arsyeshëm ta lirojë të njëjtin nga akuzat,” shtoi Betim Shala – Avokat i Dragomir Millosavljeviq

I akuzuari Dragomir Millosavljeviq u mundua të arsyetoj mosveprimet e tij si inspektor i komunës për ndërtimet pa leje në Brezovicë.

“Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Nëse nuk ka kompani që të zbatojë aktvendimin e sjell nga Inspektorati për rrënimin e objektit, atëherë kjo nuk është përgjegjësi e imja sepse kjo është detyrë e Komunës,” tha i akuzuari, Dragomir Millosavljeviq

Dy ish zyrtarët komunal akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sepse nga nëntori i vitit 2018 deri në gusht 2019, nuk kishin ndërmarr veprime për të ndaluar mbindërtimet pa leje, në disa lokacione në Brezovicë.

Derisa, prokuroria e Ferizajt, Labinot Vitijën e ngarkon me veprën penale, ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” për shkak se për 5 vite kishte ndërtuar vikend-zona në pjesë të ndryshme të Parkut Nacional Sharri, e që janë në kundërshtim me ligjin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika