“Brigada e Veriut” bënë thirrje për rezistencë nga 21 nëntori

Faza e dytë e implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e paligjshme "KM" është kërcënuar me rezistencë nga “Brigada e Veriut”

"Nga data 21 nëntorë është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap!"






“Nga data 21 nëntor është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap! Brigada Sever[Brigada e Veriut]”, është mesazhi i tyre për serbët lokal, njëherit edhe paralajmërim për rezistencë të institucioneve në veriut të vendit.
Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndalimin nga qarkullimi të targave të paligjshme “KM”, e ka polarizuar situatën në veri të Kosovës, ku serbët lokal i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës, mirëpo nuk ka eskaluar dhe as nuk janë shënuar incidente në teren, përveç disa makinave të djegura të cilat kanë konvertuar targat në harmoni me vendimin e qeverisë.

Por, nga 21 nëntori rendi dhe ligji në Kosovë është në ”rrezik” nga “Brigada e Veriut”, një grup misteriozë në Veri të Kosovës, i cili ka bërë thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Të dielën e 13 nëntorit në mëngjes u panë grafitë të reja për “Brigadën e Veriut” në pjesë të ndryshme të qytetit në veri.

“Nga data 21 nëntor është detyrë e të gjithëve të rezistojnë në çdo hap!”

Shkronjat me ngjyrë të kuqe, blu dhe të bardhë (që e simbolizon ngjyrën e flamirit serb) janë të dukshme pranë monumentit të Princit Llazar, në pjesën e sipërme të shëtitores kryesore dhe një pjesë të rrugës kryesore në veri të Mitrovicës.

Faqja e cila ka qenë joaktive në postimet e saj që nga fillimi i shtatorit “Jo dorëzim, KM mbetet” , ka publikuar grafite të reja.

Herën e fundit që grafiti për brigadën u vulos në mes dhe në fund të gushtit “Mos u shqetëso, ne jemi këtu – Brigada Veriore” dhe “NATO GO HOME”, “Kjo është Serbia” dhe “Brigada e Veriut po rritet dita-ditës”.

Serbët në Veri shkruajnë grafite me mbishkrimin, “Mos u brengosni, këtu jemi”





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika