Britania e Madhe dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Kryeministri i Britanisë së Madhe e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Kështu ka thënë kryeministri britanik, Rishi Sunak, përmes një postimi në platformën “X”.

Unë dënoj në termat më të ashpër sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit. Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij të shtëpisë”, ka shkruar Sunak.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve, përfshirë Jordaninë dhe Irakun.

“Së bashku me aleatët tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika