Britania e Madhe fajëson Francën për kaosin e krijuar në portin Dover

Qytetarë e Britanisë së Madhe përballen me pritje të gjata në portin e Doverit. Autoritetet britanike kanë fajësuar Francën duke thënë se mungesa e zyrtarëve francezë po shkakton kolona të gjata dhe udhëtarët po detyrohen të presin me orë të tëra

Ilustrim

Britanikët të cilët po niseshin për pushime me traget janë përballur me pritje për orë të tëra në portin e Doverit, të premten e 22 korrikut, ndërsa autoritetet kanë fajësuar Francën për kaosin e krijuar.

Autoritetet e Doverit kanë thënë se mungesa e zyrtarëve francezë të kufirit po çonte në pritje deri në gjashtë orë për kontrolle kufitare në portin e Manshit, me radhët e trafikut turistik dhe të mallrave që pengojnë rrugët për kilometra.

Që kur Britania është larguar nga Bashkimi Evropian në vitin 2021, udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me kontrolle më të rrepta kufitare kur udhëtojnë në kontinent. Në Dover, ato kryhen në anën angleze të kanalit nga stafi francez, transmeton euronews.

Operatori i trageteve P&O ka thënë se “aktualisht ka radhë më shumë se katër orë për të arritur kontrollet kufitare” në Dover. Ai u ka bërë thirrje udhëtarëve që të “mbërrijnë të përgatitur për një pritje të zgjatur. Mbani me vete ushqime dhe ujë shtesë.”

Ndryshe, Britania e Madhe kohëve të fundit është përballur me valën e të nxehtit duke arritur rekord të temperaturave prej 40 gradë Clesius.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika