Ministri i Jashtëm britanez, James Cleverly, ka thënë se Britania e Madhe është duke i dhënë përparësi arritjes së një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Indinë, por nuk ka pranuar të jep një afat të ri kohor.
Cleverly pas një takimi me homologun e tij indian, S. Jaishankar në Nju Delhi, ka thënë se se lidhjet mes dy vendeve do të përmirësoheshin nën drejtimin e Rishi Sunak.
Në një intervistë për British High Commissioner, ministri i Jashtëm britanez është shprehur se “Kam pasur një mundësi fantastike për të folur për disa çështje tepër të rëndësishme globale, por gjithashtu për të folur për forcën e partneritetit dypalësh dhe për planet tona për të punuar më ngushtë me Indinë”.
Ministri i Jahtëm britanez nuk ka pranuar të tregoj se çfarë po e pengonte marrëveshjen tregtare, raporton euronews.
“Por kjo është një marrëveshje e rëndësishme për ne dhe një marrëveshje që ne me të vërtetë po i japim prioritet dhe do të vazhdojmë të sigurojmë që zyrtarët tanë dhe ministrat tanë të flasin rregullisht dhe të punojnë shumë për ta arritur”, është shprehur ai.
James Cleverly ka theksuar se është e rëndësishme të kujtojnë se një marrëveshje e gjerë e tregtisë së lirë si ajo që po negociojnë, nuk do të jetë kurrë e thjeshtë.
Nritania e Madhe dhe India me anë të kësaj marrëveshje duan të dyfishojnë tregtinë dypalëshe dhe deri në vitin 2030, dhe fitimet të jenë më shumë se 31 miliardë dollarë tani.