Britania e Madhe: Rekrutimi rus nuk ka gjasa të ndikojë në luftën në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe ka komentuar rreth planit të Rusisë për zgjerimin e forcave të armatosura, duke thënë se ky plan nuk ka gjasa të ketë ndikim në luftën në Ukrainë

Ilustrim

Plani i Rusisë për t’i zgjeruar forcat e saj të armatosura nuk ka gjasa të ketë ndikim në luftën në Ukrainë, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Kohët e fundit presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për të rritur personelin ushtarak të forcave të armatosura ruse në më shumë se 1.15 milionë, një rritje e mundshme prej 137 mijë.

Por, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se rritja nuk ka pasur gjasa të rriste fuqinë luftarake të Rusisë, për shkak të humbjeve të vazhdueshme.

Ndërkaq, dekreti i Presidentit Putin kishte ardhur në mes të një përpjekjeje për rekrutime ushtarake, transmeton BBC.

Në përditësimet e fundit mbi luftën në Ukrainë, ministria e Britanisë së Madhe ka thënë se nuk është e qartë nëse rritja e planifikuar do të arrihet duke rekrutuar më shumë vullnetarë apo duke rritur rekrutimin.

Ndryshe, rreth 70 deri në 80 mijë trupa janë vrarë ose plagosur qëkur Rusia ka pushtuar Ukrainën gjashtë muaj më parë, sipas zyrtarëve perëndimorë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika