Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Bjellorusisë, duke përfshirë një bllok tregtar prej rreth 60 milionë paund mallrash, mbi rolin e saj në mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës

Ilustrim

Sipas njoftimit të Zyrës së Jashtme, FCDO, të Mbretërisë së Bashkuar, ditën e hënë, sanksionet e reja ekonomike, tregtare dhe të trasportit do të ndalojnë importin e hekurit dhe çelikut bjellorus.

Ndërkohë ndalohet eksporti i mallrave të rafinimit të naftës, komponentëve teknologjikë të avancuar si dhe produkteve luksoze.

Këto sanksione do të hyjnë në fuqi që në ditën e martë të cilat do të ndalojnë kompanitë bjelloruse të lëshojnë borxhe dhe letra me vlerë në Londër, sipas FCDO.

“Regjimi i Bjellorusisë ka lehtësuar në mënyrë aktive pushtimin e Putinit, duke e lënë Rusinë të përdorë territorin e saj për të mposhtur Ukrainën, duke lëshuar trupa dhe raketa nga kufiri i tyre dhe duke fluturuar avionë rusë përmes hapësirës së tyre ajrore”, thuhet në deklaratën e FCDO.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko gjithashtu ka mbështetur hapur narrativën e Kremlinit, duke pretenduar se Kievi po ‘provokonte Rusinë’ për të justifikuar pushtimin e përgjakshëm të Putinit, shtoi ai.

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko

Mbretëria e Bashkuar kishte vendosur më parë tarifa për një sërë mallrash bjelloruse dhe sanksionoi disa qytetarë dhe kompani bjelloruse.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika