Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë pas aneksimit

Pasi Rusia aneksoi zyrtarisht katër zona të Ukrainës, Britania e Madhe ka vendosur sanksione të reja ndaj shtetit rus. Në këto sanksione përfshihet dhe ngrirja e aseteve personale të guvernatorit të bankës qendrore

Ilustrim. Foto: Dreamstime





Gjatë kësaj të premte, Britania e Madhe ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë. Në këto sanksione përfshihet një ngrirje të aseteve të guvernatorit të bankës qendrore të vendit, pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës.

Sekretari i Jashtëm James Cleverly ka thirrur ambasadorin rus Andrey Kelin për të protestuar kundër shkeljes së sovranitetit të Ukrainës.

Sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Ukrainës përfshijnë ngrirjen e aseteve personale të guvernatorit të bankës qendrore, e cila ka qenë e rëndësishme në drejtimin e ekonomisë ruse që nga pushtimi i Ukrainës, raporton euronews.

Britania e Madhe është duke punuar me ShBA-në dhe aleatët e tjerë për të parandaluar entitetet ruse të kenë akses në shërbimet profesionale në vende të ndryshme të botës.

Njëkohësisht, kompanitë britanike nuk do të ofrojnë shërbime si inxhinieria, reklamimi, auditimi dhe disa lloje këshillash ligjore për firmat ruse.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika