Britania fillon evakuimin “në shkallë të gjerë” të shtetasve të saj nga Sudani

Tashmë filluan të rriten thirrjet për evakuimin e qytetarëve britanikë, pasi ShBA-ja ka konfirmuar se një armëpushim 72-orësh ishte rënë dakord nga palët ndërluftuese

Një grup prej 343 qytetarësh të Jordanisë, Palestinës, Irakut, Sirisë dhe Gjermanisë zbarkojnë nga avioni ushtarak në Aman pasi u evakuuan nga Sudani

Fluturimet ushtarake britanike po përgatiten të evakuojnë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar nga Sudani pas një armëpushimi 72-orësh të rënë dakord.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly, ka njoftuar se një evakuim do të fillonte të martën pasi ministrat u vunë nën presion për të ndihmuar të paktën 2 mijë qytetarë të largoheshin nga luftimet e ashpra.

Fluturimet që largohen nga një fushë ajrore jashtë kryeqytetit, Khartoum, do të hapen për mbajtësit e pasaportave britanike, me grupe të caktuara që do të kenë përparësi.

Zyra e Jashtme u ka thënë qytetarëve që të mos udhëtojnë atje nëse nuk kontaktohen, pasi ka paralajmëruar se situata mbetet “e paqëndrueshme” dhe se aftësia për të kryer evakuime mund të ndryshojë në një njoftim të shkurtër.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po koordinon një evakuim të shtetasve britanikë nga Sudani. Ne kemi filluar të kontaktojmë drejtpërdrejt shtetasit dhe të ofrojmë rrugë për nisje jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton The Guardian.

Familjet me fëmijë ose të afërm të moshuar, ose individë me kushte mjekësore, do të kenë përparësi për fluturimet.

Personeli diplomatik spanjoll dhe qytetarët presin të zbresin nga një aeroplan ushtarak pasi u evakuuan nga Sudani.

Atyre iu është thënë se vetëm mbajtësit e pasaportës britanike dhe anëtarët e ngushtë të familjes me leje ekzistuese të hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar kishin të drejtë.

Zyra e Jashtme gjithashtu ka thënë se rrugë të tjera daljeje po konsideroheshin, me dy anije ushtarake britanike të përgatitura për një evakuim të mundshëm.

Shtetasit britanikë janë paralajmëruar se të gjitha udhëtimet brenda Sudanit “kryhen nën rrezikun tuaj”.

James Heappey, ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, ka thënë në një konferencë të hënën se Mbretëria e Bashkuar e ka pranuar se “puna nuk është kryer” kur ishte fjala për shpëtimin e britanikëve dhe shtetasve të dyfishtë të bllokuar në Sudan.

Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari i tij kanë luftuar në Afrikën lindore, rreth 400.000 njerëz kanë mbetur të vrarë. Kjo ka ndodhur në Sudanin e Jugut nga fundi i vitit 2013 deri më 2018.

Tani, një luftë tjetër e përgjakshme për pushtet është duke destabilizuar fqinjin e tij jugor, Sudanin. Në njërën anë është gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, president i Qeverisë ushtarake të Sudanit dhe udhëheqës i ushtrisë, i cili krenohet me numër të madh forcash tokësore dhe ajrore. Kundërshtar i tij është gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Sudanit, i njohur si Hamiti, i cili mbikëqyr Forcat e Mbështetjes së Shpejtë – një nga grupet më të mëdha paraushtarake në rajon.

Të dy ata akuzojnë njëri-tjetrin për të shtënat e para në përleshjet që kanë nisur dhjetë ditë më parë. Qindra njerëz janë raportuar të vrarë, ndërsa mijëra të tjerë janë duke u larguar nga shtëpitë, sidomos nga kryeqyteti Kartum.

Dy gjeneralët, deri vonë, kanë qenë aleatë. Ata kanë punuar së bashku për të rrëzuar sundimtarin veteran të Sudanit, Omar al-Bashir, në vitin 2019. Të dy kanë udhëhequr Sudanin nga viti 2021, kur Qeveria civile e vendit është rrëzuar po nga grusht shteti i tyre.

Tensionet mes dy gjeneralëve kanë të bëjnë me transferimin e pushtetit te një autoritet civil dhe me integrimin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtri. Çështja kryesore është: Kush do të jetë komandant i përgjithshëm i ushtrisë gjatë periudhës së integrimit?

Bashkimi Afrikan ka paralajmëruar se konflikti “mund të rrëshqasë në luftë të shkallës së plotë” që “do të kërcënonte sigurinë në gjithë rajonin”.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje palëve ndërluftuese që t’i ndërpresin menjëherë armiqësitë dhe të nisin bisedimet për zgjidhjen e krizës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika