Britania paralajmëron për sulme të mundshme terroriste në Suedi

Britania ka paralajmëruar shtetasit e saj të kujdesen gjatë udhëtimit drejt Suedisë për shkak të kërcënimeve të mundshme terroriste. Kjo vjen pas rasteve të djegies së Kuranit nga aktivistë anti-islamikë, veprim që ka shkaktuar zemërim të myslimanëve

Britania paralajmëroi të dielën shtetasit e saj që udhëtojnë për në Suedi për sulme të mundshme terroriste pas rasteve të djegies së Kuranit nga aktivistë anti-islamikë, një veprim që ka zemëruar myslimanët.

Në udhëzimet e përditësuara mbi udhëtimet, ministria e Jashtme e Britanisë tha se autoritetet suedeze kishin parandaluar me sukses disa sulme të planifikuara dhe kishin kryer arrestime.

“Duhet të tregoni vëmendje dhe kujdes të madh në këtë periudhë,” thuhej në njoftim ndërsa shtohej se ” ka shumë të ngjarë që terroristët të përpiqen të kryejnë sulme në Suedi”, dhe zonat e vizituara nga të huajt janë objektiva të mundshëm.

Përmes një deklarate, ku pranonte ndryshimin e udhëzimeve për udhëtime nga autoritetet britanike, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Suedisë, Henrik Landerholm përsëriti kërcënimet në rritje ndaj Suedisë që nga rastet e djegies së Kuranit.

Zoti Landerholm tha se sulmi ndaj ambasadës suedeze në Irak më 19 korrik, një tentativë për sulm ndaj ambasadës së saj në Liban më 9 gusht dhe gjithashtu sulmi me armë zjarri në 1 gusht në konsullatën suedeze në Turqi, ndikuan në vlerësimin e rrezikut.

Bazuar në ligjet që mbrojnë lirinë e shprehjes, në Suedi djegia e Kuranit është e lejuar, por për myslimanët djegia e librit të tyre të shenjtë është blasfemi.

Edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara ka paralamëruar shtetasit amerikanë për sulme të mundshme terroriste në Suedi, në deklaratat e saj për udhëtimet jashtë vendit./ VOA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika