Britania thotë se Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore

Ministri i Sigurisë së Britanisë, Tom Tugendhat njofton se Kina ka mbyllur “stacionet e shërbimeve policore” që mbarë Mbretërinë e Bashkuar dhe se hetimi i kryer nuk ka zbuluar ndonjë aktivitet joligjor të kryer nga shteti kinez në këto stacione

Zyrtarë policorë kinezë duke patrulluar së bashku me Policinë e Serbisë në Beograd në shtator të vitit 2019. Foto: Reuters

Ministri i Sigurisë së Britanisë, Tom Tugendhat, tha më 6 qershor se Kina ka mbyllur “stacionet e shërbimeve policore” që mbarë Mbretërinë e Bashkuar dhe se hetimi i kryer nuk ka zbuluar ndonjë aktivitet joligjor të kryer nga shteti kinez në këto stacione.

Britania më herët kishte deklaruar se raportimet për stacione të padeklaruara policore në këtë shtet ishin “thellësisht shqetësuese” dhe se çdo veprim kërcënues ndaj shtetasve të huaj në tokën britanike, të kryer nga Kina apo ndonjë shtet tjetër, është i papranueshëm.

Kina ka mohuar se operon stacione të tilla dhe përmes ambasadës së saj në Londër ka lëshuar një deklaratë duke kundërshtuar deklaratat e Tugendhat. Kina tha se akuzat se drejton stacione policore në Mbretërinë e Bashkuar janë “gënjeshtra të pastra politike”.

Policia britanike ka hetuar pretendimet e bëra nga organizata joqeveritare për të drejtat e njeriut, Safeguard Defenders, se stacione të tilla policore po funksiononin në tri lokacione në Britani, tha Tugendhat në një deklaratë të shkruar dërguar Parlamentit.

“Mund të konfirmoj se deri sot ata nuk kanë identifikuar ndonjë të dhënë për veprime joligjore në emër të shtetit kinez në këto tri lokacione”, tha ai.

Qeveria kineze më herët ka thënë se ka qendra jashtë Kinës që drejtohen nga vullnetarët lokalë dhe se aty nuk ka zyrtarë policorë kinezë. Këto qendra, sipas Pekinit, ndihmojnë qytetarët kinezë që të nxjerrin dokumente të reja dhe ofrojnë shërbime të tjera për ta.

Agjentët federalë amerikanë në prill arrestuan dy banorë të Nju Jorkut nën dyshimet se operonin “stacionet sekrete policore” kineze në Manhatan. Pas arrestimeve, Kina kundërshtoi “shpifjet e SHBA-së”.

Qeveria britanike tha se ishte në dijeni për rreth 100 stacione të tilla në mbarë botën.

“Zyra e Jashtme i ka thënë Ambasadës kineze se çdo veprim që lidhet me këto ‘stacione policore’ në Mbretërinë e Bashkuar’ është i papranueshëm dhe ato nuk duhet të operojnë në asnjë formë”, tha Tugendhat.

“Më pas, Ambasada kineze u përgjigj se të gjitha stacione të tilla janë mbyllur. Çdo pretendim i ri në këtë drejtim do të hetohet në bazë të ligjeve në Mbretërinë e Bashkuar”. /REL

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika