Bërnabiq i drejtohet Von Cramon-it si “eksperte e përgjithshme”

Pas postimit të raportueses për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka theksuar se rivendosja e paqes në veri duhet të jetë prioritet, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e cila e ka quajtuar Von Cramon-in si "eksperte e përgjithshme për të gjitha çështjet"

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon





Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve dhe sulmet ndaj EULEX-it, janë krejtësisht të papranueshme.

Kështu ka reaguar ajo, përmes një postimi në Twitter, teksa ka theksuar se rivendosja e paqes në veri duhet të jetë prioritet.

Pas këtij postimi, ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se më në fund ka ardhur njoftimi i shumëpritur nga “Sekretarja e Përgjithshme e rremë e OKB-së”.

Tutje, Bërnabiq ka theksuar se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka marrë rolin edhe të “Komandantit të Përgjithshëm të KFOR-it”, “Ekspertit të Përgjithshëm për të gjitha çështjet – nga Lithium në EuroPride”, dhe “Kryembrojtës i sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika