Brnabiq: Jam gati të jap dorëheqje por Vuçiq refuzon

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministrja e Serbisë Brnabiq ka bërë të ditur se është gati të jap dorëheqje nga posti i saj si kryeministre por, presidenti serb Vuçiq refuzon që ajo të bëjë një gjë të tillë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka shkruar se është gati të jap dorëheqjen nga posti i presidentes por kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq refuzon.

Përmes një postimi në Twitter, Brnabiq ka bërë të ditur se është gati të jap dorëheqje nga posti i saj si kryeministre por presidenti serb Vuçiq refuzon që ajo të bëjë një gjë të tillë.

“Jam gati në çdo moment të jap dorëheqje si presidente, por kryeministri Vuçiq refuzon, ndoshta ai do të ndryshojë mendje”, ka shkruar Brnabiq në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Ndër të tjera në postimin e saj ajo bëri të ditur se ata janë gjithmonë gati për zgjedhje dhe se i qëndron besnike kryeministrit Vuçiq dhe Serbisë.

“Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë pro zgjedhjeve. Unë sigurisht i qëndroj besnike Aleksandër Vuçiq dhe Serbisë”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj vjen pas protestave në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në këto komuna protestuesit serbë protestuan dhe kundërshtuan hyrjen e tre kryetarëve shqiptar në ndërtesat e komunave të cilët dolën fitues në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill. Nga ana tjetër, Lista Serbe nuk mori pjesë në këto zgjedhje dhe bëri thirrje për bojkotimin e tyre.

Ana Brnabiq është politikane serbe dhe ushtron postin e kryeministres që nga viti 2017.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika