Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur sot se në një konferencë të organizuar nga Qendra Evropiane e Politikave, i ka informuar të gjithë për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës si dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në dy vitet e fundit.
Më tutje ajo ka propaganduar se në Kosovës ka dhunë ndaj komenteve joshqiptare.
“Dhuna dhe represioni ndaj serbëve dhe popullatave tjera joshqiptare në Kosovë është e papranueshme”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ajo theksuar se Serbia ka punuar shumë dhe ka arritur të bëjë gjithçka shpejt dhe shtoi se në shumë aspekte Serbia tani është po aq e gatshme sa vendet anëtare të BE-së që u pranuan gjatë zgjerimi i fundit.
“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë për hir të qytetarëve tanë dhe me synimin për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës, jo thjesht për plotësimin e normave për pranim në BE. Udhëtimi ndonjëherë është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë destinacioni, ndaj shpresoj që të gjitha reformat që kemi zbatuar të njihen në mënyrën e duhur”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram