Brokoli, një perime ideale kundër diabetit

Thuhet se brokoli gjithnjë e më shumë ushqyes bën mrekulli në menaxhimin e diabetit

Brokoli

Diabeti është një ndër sëmundjet më problematike të shekullit. Shifrat e lëshuara nga OBSh apo organizata të tjera tregojnë që ka një rritje alarmante të të prekurve nga diabeti.

Forma më e zakonshme e diabetit është diabeti i tipit të dytë, i cili stimulohet kryesisht nga mënyra e të jetuarit të një pacienti si : ushqimi jo i shëndetshëm dhe mungesa e aktivitetit fizik. Në këtë rast duhet nisur përdorimi i insulinës, një hormon që ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Nëse një pacient nuk përdor rregullisht insulinë, atëherë niveli i glicemisë në gjak do të rritet.

Të ushqyerit e shëndetshëm dhe aktiviteti fizik ndihmojnë në kontrollin e diabetit. Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia ose konsumimi i brokolit në formë lëngu mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës, në veçanti duke mbajtur nën kontroll obezitetin, janë një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur nën kontroll sëmundjen.

Ndërsa tek disa njerëz ilaçet mund të shkaktojnë edhe efekte anësore.

Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për këtë sëmundje pasi ul nivelet e sheqerit në gjak, nuk mund të merret nga 15% e njerëzve që vuajnë nga diabet për shkak të efekteve të saj në veshka.

Brokoli ka një indeks glicemik shumë të ulët prej 15, gjë që e bën atë një përshtatje ideale për diabetikët.

Këtu janë 6 arsye pse duhet ta bëni brokolin pjesë të dietës suaj të diabetit sot! 

1. Brokoli është një burim shumë i mirë i fibrave dietike. Fibrave u duhet shumë kohë për t’u shpërbërë dhe tretur dhe kjo siguron që glukoza të metabolizohet ngadalë, gjë që parandalon rritjen e parakohshme të sheqerit në gjak.

2. Brokoli është shumë i ulët në karbohidrate. Njëqind gram brokoli përmban vetëm 7 gram karbohidrate. Sipas ekspertëve, diabetikët duhet të zgjedhin një dietë me pak karbohidrate pasi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak. 

3. Ka një indeks glicemik shumë të ulët prej 15, gjë që e bën brokolin një përshtatje ideale për diabetikët. Indeksi Glicemik (GI) është një renditje relative e karbohidrateve në ushqime sipas mënyrës se si ato ndikojnë në nivelin e glukozës në gjak. Këshillohet që të përfshini më shumë ushqime me GI të ulët (nën 55) në dietën tuaj të diabetit, pasi këto ushqime kërkojnë shumë kohë për t’u metabolizuar dhe shkaktojnë çlirimin gradual të sheqerit. 

4. Brokoli është shumë i ulët në kalori dhe i dendur me antioksidantë dhe minerale që ndihmojnë në shumë funksione të trupit. Diabeti shoqërohet shpesh me shtim në peshë, prandaj diabetikët këshillohen të përfshijnë në dietën e tyre më shumë ushqime me kalori të ulët dhe me vlera ushqyese. 

5. Studimi i botuar në International Journal of Food Science Nutrition studioi efektin e filizave të brokolit në rezistencën ndaj insulinës në pacientët me diabet të tipit 2 dhe zbuloi se perimet jeshile ishin një ndihmë e madhe në përmirësimin e aktivitetit të insulinës.

6. Sipas Konsulentit Nutritionist, Dr. Rupali Datta, diabetikët shpesh ankohen për dëmtime të shkaktuara në enët e gjakut. Në një studim laboratorik të botuar në revistën “Diabetes” në vitin 2008, një ekip studiuesish zbuluan se sulforafanet në brokoli janë mbrojtëse ndaj këtij lloji të dëmtimit të qelizave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika