Me eliminimin e Portugalisë, Maroku u bë kombi i parë afrikan që rezervoi një vend në gjysmëfinalet e turneun më të madh të futbollit, pasi ka mposhtur kampionët e Evropës së vitit 2016.
Ekipit të Marokos tyre iu nevojitej vetëm goli i Youssef En-Nesyri që të eliminonin Portugalinë.
Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes shpejt doli para gjyqtarit dhe u tha stafit të Portugalisë që të mos e preknin, pasi do ta thoshte atë që kishte për të thënë.
“Mos më prek, do të them atë që kam për të thënë. Në dreq ata”, i ka thënë Bruno anëtarit të stafit që kërkonte vetëpërmbajtje, sipas Eurofoot.
“Më duhet të them se është shumë e çuditshme të kemi një gjyqtar që na referon nga një vend (Argjentina) që ka ende ekipin e saj në garë dhe ne nuk kemi gjyqtarë portugez në Kupën e Botës”, është shprehur mesfushori i Manchester United.
Tutje ai ka shtuar se “Këta zyrtarë nuk gjykojnë në Ligën e Kampionëve, nuk janë mësuar me këtë lloj loje, nuk e kanë ritmin për të. Ata anuan qartë”.
“Në pjesën e parë ka një penallti të pastër për mua, sepse jam i izoluar dhe asnjëherë në jetë nuk e kam lënë veten të bie, kur kam qenë vetëm me portierin dhe mund të gjuaj në portë. Po aq e thjeshtë sa kaq”, ka potencuar Bruno Fernandes.