Brymë dhe temperatura të ulëta mëngjesin e së shtunës në Kosovë

Të shtunën e 24 shtatorit në Kosovë në orët e mëngjesit pritet të ketë brymë dhe temperatura të ulëta ndërsa gjatë ditës është parashikuar të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë

Foto ilustrim

Mëngjesin e së shtunës së 24 shtatorit në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, me brymë dhe temperatura do të ulëta.

Ndërkaq gjatë ditës është parashikuar të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22 gradë Celsius, njofton Meteo Kosova.

Edhe të Dielën parashihet një mëngjes mjaft i ftohtë, përderisa dita do të karakterizohet kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale deri në 23 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika